Këngëtari i njohur kanadez Ed Sheeran u ka dhënë fund thashethemeve se është ndarë nga bashkëshortja e tij. Muzikanti ka ndarë një foto me gruan e tij, pasi la të kuptohet se ka probleme në marrëdhënien e tyre. Sheeran është i martuar me të dashurën e fëmijërisë, Cherry Seaborn, që nga viti 2019 dhe ata kanë dy vajza. Sheeran e ka mbajtur martesën e tij shumë private nga sytë e publikut, por lajmet për problemet e tij martesore nisën kur vetë këngëtari la të kuptohet se gjërat nuk po shkonin siç duhej, në tekstet e një prej këngëve të tij.
Fansat dekoduan tekstin e këngës së tij dhe pohuan se linte të kuptohej për fundin e martesës së tij me Cherry-n. Ed i ka hedhur poshtë spekulimet duke postuar një foto me gruan e tij. Mes një galerie fotografish, në njërën prej tyre dukej këngëtari duke qëndruar para pasqyrës me krahët e mbështjellë rreth gruas së tij dhe duke i dhënë një puthje në faqe.
Rikujtojmë, se këngëtari disa muaj më parë përfundoi punimet në kishën e tij private, në të cilën ka ndërtuar edhe varrin, në mjediset e shtëpisë së tij në East Suffolk. Sipas Daily Mail, puna në Kishë filloi më shumë se 19 muaj më parë. Ndërtesa ka një formë varke dhe një kullë mbresëlënëse, ku këngëtari dhe të dashurit e tij mund të meditojnë, të luten dhe të relaksohen. Ylli 32-vjeçar i popit, i cili jeton me bashkëshorten e tij Cherry dhe dy fëmijët e tyre, fillimisht kishte plane për të ndërtuar një kishë më të madhe, por kjo u refuzua nga arkitektët dhe inxhinierët.