Joe Jonas dhe Sophie Turner kanë finalizuar divorcin e tyre të martën, duke i dhënë fund betejës së ashpër.
Divorci i ish-çiftit të famshëm u finalizua pak më shumë se një vit pasi këngëtari 35-vjeçar paraqiti një padi për t’i dhënë fund martesës së tij me yllin e “Game of Thrones”.
Gjykatësi zyrtarisht nënshkroi divorcin pasi ish-çifti arriti një marrëveshje të rënë dakord reciprokisht, kushtet e së cilës, megjithatë, janë konfidenciale.
Divorci i jep fund martesës katërvjeçare të ish-çiftit. Joe Jonas dhe aktorja 28-vjeçare nisën romancën në vitin 2016 dhe u martuan në një ceremoni të paplanifikuar në Las Vegas më 1 maj 2019, në The Little White Chapel.
Ata mirëpritën në jetë vajzën e tyre të parë, Willa, në vitin 2020, ndërsa dy vite më pas erdhi në jetë edhe Delphine. Jonas paraqiti kërkesën për divorc në fillim të shtatorit të vitit të kaluar.
Divorci ishte i ashpër që në fillim, duke u përqëndruar kryesisht në një grindje të ashpër për kujdestarinë mbi dy vajzat e tyre.
Menjëherë pas postimit të një deklarate të përbashkët në mediat sociale në shtator 2023, duke njoftuar se “kemi vendosur reciprokisht për t’i dhënë fund martesës sonë”, Turned ngriti një padi kundër Jonas duke e akuzuar atë për “rrëmbim të fëmijëve”.
Turner pretendoi se Jonas mbajti pasaportat fëmijëve të tyre për t’i penguar që të udhëtonin në vendlindjen e saj, në Angli.
Sipas dokumenteve ligjore të dorëzuara nga avokatët e aktores, fundi i martesës së çiftit “ndodhi shumë papritur” pas një debati më 15 gusht 2023. Turner zbuloi nëpërmjet mediave se Jonas kishte paraqitur kërkesë për divorc.
“Sophie ishte e vetëdijshme se Joe do të kërkonte divorc”, tha një përfaqësues i Jonas për The Post në atë kohë.
Duke folur për pretendimin për rrëmbim të fëmijëve, përfaqësuesi shtoi: “Joe po kërkon kujdestarinë e përbashkët të fëmijëve në mënyrë që ata të rriten nga nëna dhe babai i tyre, dhe natyrisht është gjithashtu në rregull që fëmijët të rriten si në SHBA ashtu edhe në Britani. Fëmijët kanë lindur në SHBA dhe kanë kaluar shumicën dërrmuese të jetës së tyre në SHBA. Ata janë qytetarë amerikanë.
Kur përdoret gjuhë si ‘rrëmbimi’, në rastin më të mirë është mashtruese dhe në rastin më të keq një abuzim serioz i sistemit ligjor. Fëmijët nuk u rrëmbyen. Pasi kanë qenë nën kujdesin e Joe për tre muajt e fundit me marrëveshje të të dyja palëve, fëmijët janë aktualisht me nënën e tyre. Sophie po e bën këtë pretendim vetëm për të zhvendosur procedurat e divorcit në Mbretërinë e Bashkuar dhe për të larguar fëmijët nga SHBA përgjithmonë.”
Në tetor 2023, Jonas dhe Turner hynë në ndërmjetësim për arritur në një marrëveshje mbi kuijdestarinë e fëmijëve. Vendimi rezultoi i frytshëm pasi çifti njoftoi se një gjykatës kishte pezulluar çështjen e kujdestarisë së fëmijëve në Nju Jork pasi ranë dakord vajzat të ndanin kohën e tyre mes shtëpisë së Jonas në SHBA dhe Turner në Britani.
Menjëherë pasi u publikua lajmi se Jonas kishte bërë kërkesë për divorc, një burim pranë familjes i tha Page Six se këngëtari dhe aktorja kishin “shumë mosmarrëveshje” përpara se ai të merrte veprime ligjore. Sipas burimit, divorci ishte “zgjidhja e fundit” për Jonas.
“Ai kurrë nuk donte të prishte familjen e tij”, tha burimi.
Të dy Jonas dhe Turner, tani janë ligjërisht beqarë. Turner është në një lidhje me Peregrine Pearson ndërsa Jonas thuhet se është në një romancë me aktoren libaneze Laila Abdallah.