Celebrities Gossip Showbiz

I hoqi rripin e pantallonave dhe i tregoi…/ Meritoni pendohet për gjestin e bërë ndaj Rikes?

Në Top Albania Radio, gjatë ditës së djeshme, vijoi transmeti i fundit për këtë sezon i ‘Big Brother Live nga Shtëpia’, me një kohëzgjatje nga ora 15:00 deri më 18:00, një emision radiofonik nga shtëpia më e famshme në vend. Personazhet më të komentuar rivihen në rolet e prezantuesve e të ftuarve, me plot të papritura dhe emocione. Në këtë episod të fundit, Jonida Aliçkolli dhe Elona Duro ishin dy moderatoret prezente në shtëpi, të cilat intervistuan një e nga një banorët finalistë.

Gjatë kësaj interviste, Meriton Mjekiqi i ka kërkuar ndjesë publike ish-banores së “Big Brother VIP3” Rike Roçit pas përplasjes së tyre brenda shtëpisë Moderatori dhe modelja, që ishin shokë përpara se të bëheshin pjesë e garës, shpërthyen në ofendime e kërcënime ndaj njëri-tjetrit.

Teksa Rike iu drejtua moderatorit duke i thënë “ti s’je burrë”, ky i fundit hoqi rripin e pantallonave para saj për t’i treguar “burrërinë”, duke bërë që banorja të shpërthejë në lot. Megjithëse para daljes së Rikes nga shtëpia Meritoni i ka kërkuar falje Roçit për gjithçka ka ndodhur mes tyre.

Me Romeon kemi folur me njëri-tjetrin, i kam kërkuar falje. Rikes i kam kërkuar falje dhe të gjithëve që kam pasur probleme iu kam kërkuar falje. Rikes i kërkoj sërish falje për situatën që ka ndodhur mes nesh