Aktualitet Bota

I hodhi kafe të nxehtë foshnjes 9 muajshe, 33 vjeçari shpallet në kërkim ndërkombëtar!

Një person është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia australiane pasi besojnë se i ka derdhur kafe të zier një foshnjeje në Brisbane dhe më pas është larguar.

Sulmi që ndodhi muajin e kaluar dhe tronditi Australinë la fëmijën nëntë muajsh me “djegie të rënda” në fytyrë dhe gjymtyrë. 33 vjeçari akuzohet për akte që synonin të shkaktonin lëndime të rënda trupore, një akuzë e cila mund të dënohet deri me dënim të përjetshëm.

Autoritetet dyshojnë se i kërkuari u largua nga aeroporti i Sidneit gjashtë ditë pas ngjarjes dhe 12 orë para se të konfirmonin identitetin e tij. Familja ishte në piknik në një park në periferi më 31 gusht, kur burri iu afrua hodhi kafen mbi fëmjën përpara se të largohej në këmbë.

Të voglit iu dha ndihma e menjëhershme por dëmtimet ishin të rënda, dhe fëmija i është nënshtruar operacione të shumta dhe duhet shumë kohë për rekuperim.

Prindërit e foshnjës të hënën i thanë mediave se u ndjenë keq kur mësuan se i dyshuari ishte larguar nga vendi, por gjithashtu u lehtësuan nga largimi I tij.

“Duket sikur ishin shumë, shumë afër për ta kapur atë, dhe kjo padyshim do të thotë se ne do të duhet të presim kush e di se sa kohë për të marrë drejtësi për djalin tonë,” i tha nëna e tij Korporatës Australiane të Transmetimeve.

Djali mund të ketë ende nevojë për operacione të mëtejshme të transplantit të lëkurës. Një faqe GoFundMe për djalin e vogël deri më tani ka mbledhur më shumë se 150,000 dollarë Australianë (100,000 dollarë).