Aktualitet

I gjuajti me grusht inxhinierit dhe e la të vdekur, Apeli i ul dënimin Rei Metës!

Apeli i Përgjithshëm ka vendosur dënimin me 18 muaj burg për të riun nga Vlora, Rei Meta, i cili pasi goditi me grusht inxhinierin Armando Meshau, e la të vdekur në vend. Më herët ai ishte dënuar nga Gjykata me 2 vite e 3 muaj burg.

Kështu me vendimin e ri, ulen 6 muaj nga dënimi!

Vendimi vjen pas apelimit të të riut Meta, por edhe të  trashëgimtarëve të viktimës, të cilët janë shprehur që në lidhje me cilësimin juridik të veprës penale, kjo gjë është në kompetencë të gjykatës dhe organit të procedurës dhe nuk paraqesin pretendime.

Trashëgimtarët e viktimës i kanë normalizuar marrëdhëniet me njeri- tjetrin dhe nuk kanë pretendime për vendimet e gjykatës dhe mosmarrëveshjet civile do t’i zgjidhin me mirëkuptim me njëri-tjetrin ose në rrugë gjyqësore civile, thuhet në njoftimin zyrtar.

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 10.06.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Diamela Goxha dhe anëtare znj. Valdete Hoxha dhe z. Qemal Zaimi, vendosi:

1.Lënien në fuqi të vendimit nr.151 datë 20.03.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë sa i takon cilësimit juridik të veprës penale dhe fajësisë së të pandehurit R.M.
2.Ndryshimin e vendimit sa i takon masës së dënimit duke u dënuar i pandehuri R. M me 2 vjet e 3 (tre) muajburgim.
3.Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar përfundimisht me 18 (tetëmbëdhjetë) muaj burgim.
4.Mospranimin e ankimit të paraqitur nga trashëgimtarët e viktimës për mungesë legjitimimi.