Buta është një ndër reperët që njihet për stilin e tij tepër të veçantë dhe padyshim që këngët e tij vetëm brenda pak ditësh numërojnë miliona klikime. Jetën private reperi është siguruar ta mbaj gjithmonë shumë private dhe nuk bëhet thuajse kurrë pjesë e portaleve për thashetheme apo skandale. Mirëpo, nga mbrëmja e djeshme i gjithë rrjeti është trazuar pasi vëllai i tij ka vrarë ish-mikun e ngushtë të artistit, 30 vjeçarin Gazmend Hyseni, i njohur me nofkën Strella.
Pasi dyshja kishin një miqësi të ngushtë me njëri-tjetrin prej vitesh, kohëve të fundit kishin nisur mosmarrëveshjet ku dhe dyshohet se para një muaji reperit Buta i është djegur makina tipi “Audi”, vlera e të cilës ishte 70 mijë euro. Kjo dhe arsye të tjera të cilat nuk bëhen të ditura e çuan vëllain e artistit, Qëndrimin të vriste 30-vjeçarin. Nga kjo ngjarje edhe ky i fundit mbeti i plagosur nga Policia e Ferizajit.
Rikujtojmë se, projekti më i fundit nga Buta është kënga e titulluar ‘Rich’ e publikuar para dy muajve dhe deri më tani ka arritur mbi 1 milion klikime.
Vitin e kaluar në shtator, Buta me anë të një karuseli fotografish tregoi se i dha fund beqarisë dhe tanimë është lumturisht i martuar me partneren e tij Tringën. Që prej asaj kohe, dyshja nuk kanë ngurruar të postojnë në rrjete sociale me njëri- tjetrin edhe pse nuk janë shumë të shpeshta.