Bota Botë e Çuditshme Travel

I gjithë qyteti në ‘pëllëmbë të dorës’/Për ju aventurierët e çmendur, Berlini ofron një atraksion të ri turistik!

Qyteti i Berlinit në Gjermani duket se tashmë po ofron një atraksion të ri për turistët por po ashtu edhe për vendasit aventurierë. Sigurisht, për ata që adhurojnë adrenalinën dhe kanë ‘zemër të fortë’…

Për vetëm 24,90 euro, vizitorët e Berlinit mund të ngjiten në çatinë e hotelit Park Inn, vendosin një litar sigurie dhe ulen në luhatësen 120 metra mbi sheshin ikonik Alexanderplatz të qytetit, duke e shijuar pamjen panoramike të monumenteve ikonike si Porta e Brandenburgut. Pavarësisht lartësisë, organizatori Andy Hoefer siguron që gjithçka ka të bëjë me argëtim, duke u shprehur:

Është vetëm një xhiro me shilarëse.