Bota

I fituar special i Melonit, Erdogan vizitë në Itali e Spanjë!

Rexhep Tajip Erdogan do të vizitojë Spanjën më 12-13 qershor dhe Italinë më 14 qershor. Presidenti turk, vendi i të cilit nuk është anëtar i G7, do të jetë i ftuar special i kryeministres italiane Giorgia Meloni.

Në samitin e G7 në Bari të Italisë, presidenti Erdogan pritet të takohet me krerët e vendeve anëtare të grupit.

Në Samit do të marrin pjesë presidenti amerikan Joe Biden, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak, kancelari gjerman Olaf Scholz, presidenti francez Emmanuel Macron, presidenti i Këshillit të BE-së Charles Michel dhe Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen.

Papa Françesku dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, si dhe liderët e Afrikës së Jugut, Brazilit, Argjentinës, Indisë, Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe pritet të jenë gjithashtu aty.