Gossip

I divorcuar 3 herë dhe dënuar për dhunë në familje, konkurrenti i “Për’puthen +40” zbulon si qëndron e vërteta

Pas prezantimit të konkurrentëve të spektaklit “Për’puthen +40”, kudo në media nisën të qarkullonin lajme rreth protagonistëve të këtij formati të ri e disa prej tyre jo fort të këndshme. Një lajm që ka shokuar publikun ishte ai i Armando Abazit, pjesëmarrësit 43-vjeçar për cilin u hodhën akuza të forta online.

Për Armandon u tha se ai nuk ka jetuar kurrë jasht Shqipërisë por ka qenë gjithmonë në Elbasan. Ai nuk e ushtron profesionin e tij si arsimtar dhe ka gënjyer gjatë prezantimit duke thënë se nuk është martuar kurrë.

Sakaq, thuhej se konkurrenti jo vetëm që ka qenë martuar por është divorcuar 3 herë madje është dënuar dhe për dhunë në familje. Sonte gjatë episodit të parë të “Për’puthen +40”, Armando Abazi sqaroi për të gjithë publikun se si qëndron e vërteta. Ai shfaqi dokumentin ku vërteton se nuk ka qenë asnjëherë i martuar duke theksuar se ky ishte një sulm dashakeq që i ka shkaktuar neveri.

Dua t’i hedh poshtë si një neveri e madhe dhe dashakeqe. Nuk kam asnjë lidhje me ato që shikoni e dëgjoni në rrjete sociale. Jam i padënuar, i pamartuar më parë, jam arsimtar dhe dëshmoj të kundërtën edhe në dokumentacion. Nuk kam qenë kurrë në jetën time i martuar. Nëse do isha, do të rezultoja i divorcuar në dokumente zyrtare. Jam tip gazmor, i qeshur, e marr jetën me sportivitet dhe këtë herë ka qenë rasti për tu gajasur fare.