Celebrities Gossip Showbiz

I dhanë fund lidhjes thatë ju?! Cher shihet sërish me ish-të dashurin 40 vite më të ri!

Në muajin maj qarkulloi lajmi se këngëtarja e njohur Cher dhe Alexander ‘AE’ Edwards i kishin dhënë fund lidhjes së tyre, pas më shumë se gjashtë muajsh romancë. Disa kohë më parë thuhej se dyshja e njohur ishin fejuar por burimet zbuluan se kjo gjë nuk ishte e vërtetë. Ndërkaq, së fundmi këngëtarja legjendare dhe muzikanti 37-vjeçar janë parë duke darkuar në “Funke” të Beverly Hills.

Sipas një burimi të afërt dyshja nuk e kanë humbur kurrë kontaktin me njëri-tjetrin. Gjatë gjithë mbrëmjes, ish-çifti nuk mund t’i mbanin sytë larg nga njëri-tjetrit dhe as buzëqeshjen nga fytyrat. Ylli i “The Witches of Eastwick” dhe Edwards u bashkuan për herë të parë në nëntor të vitit 2022.

Rikujtojmë, se së fundmi Cher ka ftuar fansat e saj të kalojnë Krishtlindjet me të. 77-vjeçarja po përgatitet të publikojë albumin e saj të parë të Krishtlindjeve, “Cher Christmas” dhe e njoftoi projektin në Instagram duke postuar një foto të kopertinës dhe duke ftuar fansat e saj të festojnë me të. “Do t’i kaloni Krishtlindjet me mua?”-ka shkruar Cher në postimin e saj. Ndërkaq, albumi është i disponueshëm për para-porosi dhe Cher është me të vërtetë shumë e emocionuar për këtë.