Celebrities Gossip Showbiz

I dha fund lidhjes 7-vjeçare me balerinin Bryan Tanaka, arsyeja që fshihet pas këtij vendimi të Mariah Carey!

Mariah Carey dhe Bryan Tanaka thuhet se i kanë dhënë fund romancës së tyre pas 7 vitesh së bashku. Krijuesja e hitit të njohur “All I Want For Christmas Is You” nisi turneun e saj muzikor gjatë muajit nëntor, por partneri i saj balerin ka munguar në koncertet e saj duke nxitur spekulime se ata janë ndarë.

Ndërkohë “PageSix” së fundmi ka zbuluar arsyen e ndarjes, ku thuhet se diferenca në moshë ka luajtur një rol themelor që të dy të bënin një hap pas dhe t’i jepnin fund lidhjes. 54-vjeçarja është 14 vjet më e madhe Bryan Tanaka. “Ai dëshiron të ketë një familje. Kjo nuk është ajo që këngëtarja dëshiron”- tha burimi.

Rikujtojmë që Mariah Carey ka dy fëmijë binjakë me ish-bashkëshortin e saj Nick Cannon ndërsa Tanaka nuk ka fëmijë. Carey u takua me Bryan Tanaka pasi njoftoi ndarjen në vitin 2016 nga James Packer. Ndërkaq, Mariah është dërguar edhe një herë në gjykatë për këngën e saj të Krishtlindjeve “All I Want For Christmas Is You”. Dy burra pretendojnë se kanë shkruar një këngë me të njëjtin titull dhe për këtë, këngëtarja është hedhur në gjyq.

Andy Stone dhe Troy Powers i kërkojnë këngëtares të paktën 20 milionë dollarë dëmshpërblim për këngën “All I Want For Christmas Is You”, sepse, sipas tyre, ky është titulli i këngës së tyre të festës së vitit 1989. Shifrat e fitimit të ‘All I Want for Christmas’ janë marramendëse. Videoja ka më shumë se 730 milionë views në YouTube dhe është edhe më e madhja në Spotify me 1.18 miliardë klikime. Për më tepër, bilanci i fitimeve të kësaj kënge të suksesshme të Krishtlindjeve u pasqyrua nga ‘The Economist’. Midis 1994 dhe 2019, një hark kohor prej 25 vitesh, fitoi më shumë se 60 milionë dollarë.