Celebrities Film & Tv Magazine

“I dashuri im s’ka ardhur në Shqipëri sepse…”, Jori Delli tregon emrin e reperit të njohur shqiptar që i ka shkruar mesazhe!

Jori Delli, ish-banorja e Big Brother Vip 2 ishte këtë mbrëmje në emisionin më të ri që startoi në Top Channel, Top Arena.

Ajo u vu përpara “zërit të së vërtetës” për t’iu përgjigjur disa pyetjeve. Ndër të tjera Alesia Bami e pyeti nëse është e vërtetë që pasi doli nga shtëpia e Big Brother, ka marrë mesazhe nga reperi i mirënjohur Don Xhon. Ajo u shpreh:

Po më ka shkruar, në miqësi më ka falënderuar që kisha kënduar disa prej këngëve të tij.

Ndërkohë e pyetur po ashtu nëse i dashuri i saj, këngëtari i njohur italian, Fred De Palma, ka refuzuar të bëjë një koncert në Shqipëri për shkak të pagesës, ajo tha: Ka qenë edhe për shkak të pagesës por edhe për shkak të datës.