Celebrities Gossip Showbiz

I dashuri i Loredanës pozon me simbolin e shqiponjës në Dortmund!

Loredana është ndër reperet më në zë dhe të suksesshme të momentit. Këngët e saj padyshim që brenda pak orësh numërojnë miliona klikime dhe rezultojnë shumë të pëlqyera.

Lori ka qenë gjithmonë shumë e përfolur edhe për jetën e tij personale. Përmendim këtu historinë e saj me Mozzik, ndarjet, ribashkimet, ‘thumbat’ në rrjete sociale e dedikimet plot dashuri. Pas ndarjes përfundimtare, bukuroshja shpesh është përfolur për romanca të reja, por duket se këtë herë çdo gjë është zyrtare. Së fundmi me anë të disa fotove shumë romantike, ajo pranoi hapur lidhjen e saj më të re me futbollistin Karim Adeyemi të Borussia Dortmund.

Karim Dortmund luan për “Borussia Dortmund” dhe ka pozuar së fundmi duke bërë shqiponjën me duar. Fotoja në fjalë është shpërndarë nga faqja zyrtare e skuadrës së futbollit në Instagram.

E teksa së fundmi u publikua ‘Forever Together’, duket se reperi nuk ‘e ka kursyer’ në videoklipin e këngës së re një ‘thumb’ për ish- partneren e tij, Loedanën. Kënga ishte një lloj filmi i metrazhit të shkurtër pasi bëhet fjalë për afro shtatë minuta interpretim. Në një fletë të bardhë ishte shkruar: Ish-të dashurat e Mozzikut (Djellza, Erza dhe Blerta).

Kjo duket se ishte një kundërpërgjigje për Lorin, e cila në projektin “Kriminele” me Yll Limanin përmendi të njëjtat vajza. “Lshoja ti, Diellzës, Erzës ose edhe Blertës po më duket se po harron që jam super kriminele.”