Showbiz

I dashuri i JLO, fjalët më të ëmbla për këngëtaren

Ajo sapo është rikthyer në New York dhe menjëherë i është rikthyer xhirimeve të dramës “Shades of Blue”. Ditën e hënë, Jennifer Lopez ka publikuar disa fotografi nga pushimet romantike në Paris me të dashurin e saj Alex Rodrigues.

Këngëtarja 47-vjeçare ka shfaqur për 66.8 milionë ndjekësit e saj disa pamje të mrekullueshme të pushimeve romantike pas dedikimit që 41-vjeçari ka bërë për të dashurën e tij të re duke e quajtur si personin më të mrekullueshëm që ai ka takuar ndonjëherë.

Në një intervistë të dhënë për “Extra”, Alex ka thënë: “Pavarësisht axhendave të ngarkuara, nëse do të jesh me dikë, e gjen kohën. Fëmijët tanë shkojnë shumë mirë, jemi të dy nga New York-u, jemi të dy latin, jemi tek të 40-at. Po e shijojmë jetën tonë, ajo është një nga qëniet njerëzore më të zgjuara dhe më të mrekullueshme që unë kam takuar ndonjëherë”.