Celebrities Showbiz

I biri e vendosi, Bora Zemani është mami më e mirë në botë

Që prej fillimit të rrugëtimit të saj si moderatore e spektaklit “Për’puthen”, Bora Zemani ka qenë në qendër të vëmendjes. Ajo ka marrë ndjekës të shumtë në Instagram ku ka filluar të postojë edhe momente të bukura me djalin e saj, Arborin.

Mbrëmjen e kaluar, Bora ka postuar një seri videosh në Insta Story ku gjatë një bashkëbisedimi me Arborin e vogël, ai i tregon se ajo është mamaja më e mirë në botë.

Teksa bukuroshja e ngacmon duke i thënë se ajo nuk është mami më e mirë në botë, po mami më e mirë brenda familjes së tyre, ai e kundërshton dhe me plot bindje thotë se ajo në fakt është më e mira në botë dhe këtë se luan topi.