Celebrities Love & Sex Showbiz

I bashkoi i njëjti pasion, Demi Moore na prezanton me të dashurin e saj të ri!

Aktorja e njohur Demi Moore dhe i dashuri i saj i ri nuk fshihen më. Aktorja në fakt ka publikuar disa foto në Instagram me Daniel Humm, shefin e famshëm zviceran të restorantit “Eleven Madison Park” në New York. Të dy kanë 13 vite diferencë por kjo nuk duket se e pengon dashurinë e tyre.

59-vjeçarja dhe 46-vjeçari i bashkon edhe pasioni për ushqimin vegan. Për vite të tëra, Moore ka ndjekur një dietë të rreptë vegane, ndërsa Humm ka eliminuar të gjitha produktet shtazore nga lokali i tij. Çështjet e zemrës së aktores kanë magjepsur gjithmonë botën e Hollivudit dhe më gjerë. Në moshën 18-vjeçare ajo u martua me muzikantin Freddy Moore, nga i cili u divorcua në vitin 1985, duke ruajtur mbiemrin e tij.

Nga viti 1987 deri në vitin 2000 ajo ishte e martuar me aktorin Bruce Willis, me të cilin ka tri vajza. Në shtator 2005 ajo u martua me aktorin Ashton Kutcher. Pas ndarjes së shpallur në nëntor 2011, çifti u divorcua në vitin 2013. Tani ajo ka gjetur lumturinë me Daniel Humm. Rikujtojmë, se Bruce Willis po merr pak pushim nga aktrimi si pasojë e diagnostifikimit të tij me afazi, një sëmundje e shkaktuar nga dëmtimi në tru, që ndikon në aftësinë për të komunikuar.

Përveç familjes ishte edhe vetë Demi Moore e cila e dha lajmin përmes një postimi në Instagram. Mund të duket e lehtë të ruash një marrëdhënie të mirë pas një divorci, por nuk është kështu. Dhe ish-çifti i Hollywood-it, Demi Moore dhe Bruce Willis është një shembull i përsosur se si përballimi i emocioneve negative dhe menaxhimi i zemërimit mund të jetë vendimtar për të ardhmen dhe lumturinë tuaj.