Celebrities Gossip Showbiz

I akuzuar për përdhunimin e aktores Thelma Fardin, dënohet me gjashtë vjet burg Juan Darthes!

Gjykata braziliane ka shpallur fajtor aktorin argjentinas-brazilian, Juan Darthes i akuzuar për përdhunimin e aktores Thelma Fardin në vitin 2009, asokohe të dy pjesë e serialit “Patito Feo”. Ngjarja kishte tronditur opinionin publik në Argjentinë dhe aktorja e këtij seriali, zbuloi incidentin një dekadë më vonë. Gjykata rajonale në Sao Paolo e dënoi me gjashtë vjet burg aktorin Darthes për veprën e kryer.

Në dhjetor të vitit 2018, aktorja denoncoi publikisht aktorin Darthes përmes një videoje, ku akuzoi se i njëjti e kishte përdhunuar në dhomë hoteli në Managua, kryeqyteti i Nikaraguas, në vitin 2009. Ata kishin qenë pjesë e turneut për serialin ku luanin të dy “Patito Feo”. Në atë kohë, aktorja Fardin ishte 16 vjeçe dhe Darthes 45 vjeç.

Sipas dëshmisë së Fardinit, aktori e ka marrë në dhomë, ka bërë seks oral dhe e ka dhunuar. Aktorja pohoi se nuk e kishte raportuar më parë ngjarjen për shkak të traumës që pësoi. “Më në fund drejtësia thotë se ai është fajtor, më në fund drejtësia dëgjon fjalën time dhe më beson”-deklaroi aktorja në një konferencë për shtyp në selinë e Amnesty International në Buenos Aires, së bashku me avokatët e saj.

“Falë lëvizjes së madhe të grave munda të flas. Unë arrita të thyej heshtjen dhe të ecja përpara”.-tha ajo. Darthes, emri i vërtetë i të cilit është Juan Rafael Pacifico, i ka mohuar gjithmonë akuzat. Fardin në serialin e njohur për adoleshentë “Patito Feo”, luante rolin e shoqes së afërt të aktores që portretizonte Patiton. Në anën tjetër, aktori Darthes portretizonte në këtë serial babanë e Patitos.