Adoleshentja amerikane nga Çikago Dorothy Jean Tillman II vitin e kaluar mori doktoraturën në Universitetin e Arizonës në moshën 17-vjeçare, ndërsa në kolegj hyri në moshën 10 vjeçare. “Në dhjetor të vitit të kaluar, ajo mbrojti me sukses disertacionin e doktoraturës dhe u bë personi më i ri me një doktoraturë në fushën e shëndetit të integruar të sjelljes në Universitetin e Arizonës,”-tha profesori Leslie Manson për ABC.
Tillman, i njohur si “Dorothy the Genie”, është mbesa e ish-këshilltares së qytetit të Çikagos, Dorothy Tillman. Nëna e Dorothy Jean u regjistrua në Kolegjin e Lake County në veri të Illinois, ku përfundoi dy vitet e para të diplomës së saj të psikologjisë në 2016.
Dy vjet më vonë, ajo u diplomua në Kolegjin Excelsior të Nju Jorkut me një diplomë bachelor në shkencat humane. Ajo përfundoi studimet master në Unity College në Maine, përpara se të regjistrohej në doktoraturën e saj në Universitetin e Arizonës. Ajo ndoqi shumicën e leksioneve në internet, por erdhi në ceremoninë e diplomimit në Arizona, ku mbajti një fjalim. Suksesin ia atribuoi gjyshes, si dhe nënës, e cila ishte udhërrëfyesi i saj në arsim.