Sport

Hyri në historinë e Europianit, Lamine Yamal reagon pasi u shpall “Lojtari i Ndeshjes”!

Lamine Yamal u bë lojtari më i ri që shënon në një kompeticion Europian ose Botëror, me 16-vjeçarin që realizoi një supergol përballë Francës në gjysmëfinalen e Europianit “Gjermani 2024”. Falë golit, por edhe performancës së tij fantastike në fushë, sulmuesi u shpall kështu edhe “Lojtari i Ndeshjes”. Spanjolli Lamine Yamal, në moshën 15 vjeç, 9 muaj e 16 ditë, u bë debutuesi më i ri në historinë Blaugrana.

Pas takimit, Yamal tha se gjëja më e rëndësishme ishte arritja në finale dhe se tani do të synojë të fitojë trofeun. 16 vjeçari tha:

Gjëja më e rëndësishme është finalja dhe tani synojmë titullin. Ishte një ndeshje e vështirë, u përpoqa të synoja golin, e arrita dhe më pas çdo gjë shkoi mirë. Shkoi mirë dhe tani synimi im është të sjell trofeun në shtëpi.

Kush është Lamine Yamal?

Djaloshi u bë debutuesi më i ri në historinë e Barcelonës me vetëm 15 vjet e 290 ditë.

I lindur në Spanjë më 13 korrik 2007, ai është lojtari i fundit blaugrana i dalë nga akademia e Barcelonës, e famshme për prodhimin e talenteve të mëdha. Pavarësisht moshës së tij te re, ai ka lënë tashmë shenjën e tij të parë me ekipin U-19. Më 25 tetor 2022 Yamal hyri si zëvendësues në çerek orëshin e fundit të ndeshjes gjatë fitores në miqësoren kundër Gjermanisë. Sezonin e kaluar ai ka luajtur gjashtë ndeshje të Youth League me skuadrën e të rinjve të katalanasve, përfshirë humbjen në 1/8 kundër AZ, pastaj kampione e Europës.