Film & Tv

‘Hustle’ sukses në Netflix dhe rekord fitimesh për Adam Sandler!

Adam Sandler nënshkroi një marrëveshje prej 350 milionë dollarësh me Netflix, për paraqitjen e tij në filmin e ri “Hustle” dhe duket se ka arritur një rekord të ri sa i përket fitimeve.

Sandler i cili luan rolin e një motivuesi të talentëve të rinj në basketboll, ka marrë kritika shumë pozitive.

Filmat e tjerë të tij në  Netflix, si “The Rediculous 6”, dhe “Murder Mystery”, nuk duken në lartësinë e ‘Hustle’.

Regjinë e filmit e ka bërë Jeremiah Zagar.

Veç Sandler, në film luajnë edhe aktorët: Queen Latifah, Ben Foster, Juancho Hernangomez dhe Robert Duvall.

Sa i përket subjektit, Sandler luan rolin e një ish basketbollisti profesionist, i cili kërkon yje të rinj të basketbollit. Ai udhëton  jashtë vendit për të kërkuar një yll të ri për ekipin Filadelfia 76.

Pas shumë kërkimesh ai gjen Bo Kruz-in, me rolin e të cilit paraqitet basketbollisti profesionist spanjoll Juancho Hernangomez.

Stanley e di se ka gjetur një yll të ri basketbolli, por diçka ndodh me të.

Filmi “Hustle” pati një premierë të limituar me 3 qershor 2022, e më pas me 8 qershor u publikua edhe në Netflix.