Bota

Hungaria kërkon veprim nga BE pasi Ukraina i ndërpret naftën ruse!

Hungaria ka kërkuar sot veprim nga Bashkimi Evropian pas vendimit të Ukrainës për të ndaluar shumicën e furnizimit të Budapestit me naftë ruse.

Në qershor Kievi vendosi sanksione ndaj kompanisë ruse të naftës Lukoil, duke e ndaluar atë të dërgonte produkte me gazsjellësin e Druzhba, që kalon mes territorit ukrainas.

Kjo solli zemërimin e qeverisë hungareze që merr nga Rusia 70 deri në 80 përqind të importeve të saj të naftës, si dhe reagime nga Sllovakia.

Hungaria, së bashku me Sllovakinë — kërkojnë tashmë që Komisioni Evropian të ndërhyjë për të gjetur një zgjidhje mes tyre e Ukrainës për çështjen.

“Kam folur me ministrin e jashtëm të Ukrainës dhe më tha se do të lejojnë kalimin e naftës, por kjo nuk është e vërtetë,” tha ministri i jashtëm hungarez Peter Szijjarto.

“Komisioni ka tre ditë kohë për të ekzekutuar ankesën tonë, pas së cilës ne do ta çojmë në gjykatë”.

Ministri dënonte vendimin e ndalimit të eksporteve si “të pakuptimtë e të papranueshëm” duke insistuar se nuk kishte asnjë përfitim strategjik prej saj.

“Hungaria ka ndihmuar Ukrainën shumë herë për të siguruar  burimet e saj energjitike”.

Politikanët në Ukrainë vlerësonin lëvizjen për të reduktuar eksportet ruse të energjisë.

“BE duhet të vendosë sanksione të vërteta ndaj naftës ruse, nuk mund të lejojmë që ata të fitojnë para duke transportuar naftë përmes territorit ukrainas”, tha deputetja ukrainase Inna Sovsun, sipas BrusselsSignal.