Qeveria hungareze shpërndan udhëzime për kufizimet që duhet të zbatojnë kur shfaqin filma me homoseksualë. Bie në dy fakti se kufizimet në fjalë janë të njëjta me ato që zbatohen për filma horror apo të dhunshëm.
Këshilli i Medias vendosi:
Filmat që trajtojnë tema të lidhura me komunitetin LGBT+, si dhe çështje të identitetit gjinor, nuk do të rekomandohen për personat nën 18-vjeç. Sjelljet që shprehin butësinë, si një puthje në faqe, një përqafim, mbajtja e duarve gjatë ecjes ose një puthje nuk mund të konsiderohen problematike përveçse në rastet kur ato përbëjnë një element qendror të programit.
Në muajin qershor, Hungaria miratoi ligjin që ndalon shfaqjen dhe promovimin e homoseksualitetit për personat nën 18-vjeç. Përgatitja e tij u bazua në atë të propagandës homoseksuale, të aprovuar nga Rusia, 8 vjet më parë. Organizata për të drejtat e njeriut, “Human Rights Watch” e ka kritikuar këtë ligj duke thënë se “rrit armiqësinë sociale ndaj homoseksualëve në Rusi dhe paraqet një shembull klasik të homofobisë politike”.
Po për ligjin, edhe Hungaria është përballur me kritika të ashpra nga ana e Shteteve të Bashkuara e Bashkimit Europian. Por, qeveria konservatore e kryeministrit Viktor Orban e mbron.
Ligji është i nevojshëm për të mbrojtur të drejtën e fëmijëve, për identitetin e tyre gjinor, të fituar në lindje.
Në qershor, Organizata “Amnesty International” në Budapest lëshoi një deklaratë ku paralajmëroi:
Njerëzit që përballen me një mjedis armiqësor, tani do të ekspozohen ndaj një diskriminimi edhe më të madh.