Chrissy Teigen e përjetoi shumë fort humbjen e djalit të saj, Jack, 2 vjet më parë. Atëherë u tha se modelja pati një abort spontan, por nuk paska qenë tamam ashtu. Chrissy rrëfeu të vërtetën e plotë, duke zbuluar kështu përse e kishte aq te madhe ndjenjën e fajit. Sipas saj, mjekët ia ndërprenë shtatzëninë sepse po i rrezikonte jetën. Në samitin e Propper Daley, “A Day of Unreasonable Conversation”, modelja tha:
Dy vjet më parë, kur isha shtatzënë me Jack, më duhej të merrja shumë vendime të vështira dhe zemërthyese. U bë shumë e qartë rreth gjysmës së rrugës se ai nuk do të mbijetonte dhe se as unë nuk do të mbijetoja pa një ndërhyrje mjekësore.
Nëna e dy fëijëve të tjerë, vajzës Luna dhe djalit Miles me këngëtarin John Legend është edhe tani shtatzënë. Ajo tha se përpara dy vjetësh, pati një kujdes të jashtëzakonshëm mjekësor, por vetëm në muajt e fundit kuptoi se duhet të bënte një abort.
Le ta quajmë atë siç ishte. Ishte një abort. Një abort për të shpëtuar jetën time për një fëmijë që nuk kishte absolutisht asnjë shans. Dhe për të qenë e sinqertë, nuk e kam kuptuar kurrë këtë deri, në fakt, disa muaj më parë. Nuk e kisha kuptuar në këtë mënyrë deri në rrëzimin e ligjit të abortit Roe v.Wade nga Gjykata e Lartë. U ndjeva çuditshëm që nuk e kisha kuptuar kështu. I thashë botës se patëm një abort spontan, bota ra dakord që patëm një abort spontan, të gjithë titujt thoshin se ishte një abort spontan. U zhgënjeva shumë që në radhë të parë nuk thashë se çfarë ishte dhe u ndjeva budallaqe që m’u desh më shumë se një vit për të kuptuar se patëm një abort.
Rikujtojmë se John Legend ka reflektuar për martesën e tij me Chrissy Teigen, duke folur për ‘Heart Breakfast’ gjatë ndalesës së promovimit në Mbretërinë e Bashkuar për albumin e tij të ri. 43 vjeçari zbuloi sekretin e tij për lumturinë martesore.