Robert De Niro humbi tragjikisht nipin 19-vjeçar, Leandro De Niro Rodriguez. Së fundmi aktori ka reaguar me anë të një deklarate të publikuar nga Los Angeles Times duke shprehur këto fjalë:
Jam i pikëlluar për vdekjen e nipit tim të dashur Leo. I vlerësojmë shumë njerëzit që shprehën ngushëllimet e tyre. Ne po kërkojmë privatësi për të mbajtur zi për Leon.
Lajmin për vdekjen e tij ka bërë të ditur vajza e madhe e De Niros, nëna e 19-vjeçarit Leandro, me anë të një postimi në rrjetin e saj social, ku shprehte dhimbjen e madhe.
Engjëlli im i bukur, i ëmbël. Te kam dashur që në momentin që të ndjeva në bark. Ti ishe gëzimi im, zemra ime dhe gjithçka që ishte e pastër dhe e vërtetë në jetën time. Do të doja të isha me ty tani. Nuk e di se si do të jetoj pa ty, por do të përpiqem të vazhdoj dhe të përhap dashurinë dhe dritën që më ke bërë të ndjej kur u bëra nëna jote. Ti ishe i dashur dhe do të doja që vetëm dashuria të të shpëtonte. Më vjen shumë keq, zemër. Pusho në paqe dhe në Parajsë të Përjetshme djali im i dashur.
Drena është vajza e adoptuar e De Niros nga martesa e tij me aktoren Diane Abbott. Së fundmi u konfirmua se ylli hollivudian është bërë sërish baba, këtë herë në moshën 79-vjeçare. Megjithatë, lajmi i aktorit ka marrë shumë reagime të diskutueshme nga publiku, i cili mendon se ai mund të jetë shumë i vjetër për të rritur siç duhet një fëmijë.