Sport

Humbi penalltinë ndaj Italisë, kërcënohet me jetë Morata!

Pas humbjes së penalltisë ndaj Italisë që shkaktoi edhe eliminimin e Spanjës nga “Euro 2020”, Alvaro Morata është kërcënuar me jetë nga persona të paidentifikuar!

Kjo nuk nuk është hera e parë që Morata kërcënohet, pasi ka marrë mesazhe të tilla edhe pas ndeshjes me Poloninë, teksa trajneri Luis Enrique kishte kërkuar nga policia e Spanjës të merrte masa.

Pas eliminimit nga Italia, ka reaguar edhe e dashura e Moratas, Alice Campello, duke publikuar disa mesazhe që ka marrë në rrjete sociale.

“Burri juaj ka kancer dhe fëmijët tuaj gjithashtu”,   “Mos guxoni të publikoni foto të golit të Moratës ose unë do të shkoj në shtëpinë tuaj dhe do t’ju djeg live në Instagram”, janë disa nga mesazhet që ka pranuar Campello.

Ajo ka bërë thirrje nga organet e rendit që të marrin masa ndaj këtyre personave.