Celebrities Gossip Showbiz

Humbi mbesën pas një operacioni emergjent, këngëtarja e famshme: Një engjëll në çdo kuptim të fjalës

Motra e Demi Lovato, Madison De La Garza, ka humbur foshnjën e saj të porsalindur. Më 26 tetor, Madison shkroi në një postim në “Instagram” se fëmija i saj dhe i të dashurit Ryan Mitchell, u nda nga jeta pas një operacioni emergjent cezarian.

“Në mbrëmjen e 27 shtatorit, pas një operacioni cezarian emergjent, Ryan dhe unë mbajtëm vajzën tonë për herë të parë dhe të fundit,” shkroi 22-vjeçarja në postim, duke shtuar: “Faleminderit, Xiomara, që na bëre prindër të engjëllit më të përsosur në parajsë. Mami dhe babi të duan”.

Ndërkohë këngëtarja e famshme, Demi Lovato dhe disa nga anëtarët e tjerë të familjes kanë shprehur po ashtu dashurinë dhe mbështetje për aktoren.

Në një koment në postimin e Madison-it, ylli i “Camp Rock” shkroi: “Të dua shumë, Xiomara. Një engjëll në çdo kuptim të fjalës. Do të jem tezja jote përjetë”.

Më tej, në një postim në “Instagram”, Demi shtoi: “U prehsh në paqe mbesa ime e bukur, e përsosur, Xiomara. Jam kaq mirënjohëse që pata mundësinë të të mbaj në krahë”.

I fejuari i Demi-t, Jutes, gjithashtu dërgoi mbështetje për Madison-in, duke komentuar: “Të dua shumë. Prehu në paqe, engjëll i vogël, Xiomara”.