Bota Botë e Çuditshme

Humbi jetën në të njëjtën mënyrë si bashkëshorti i saj, përsëritet historia tragjike e pilotes së avionit!

Anju Khatiwada, ndihmës-pilotja e fluturimit të Yeti Airlines që u rrëzua të dielën, ishte e martuar me një pilot me të njëjtën linjë ajrore dhe i cili u vra në një aksident avioni 16 vjet më parë. Përplasja e së dielës ishte më vdekjeprurësja në vend në tre dekada, duke lënë 68 të vdekur. Aeroplani u rrëzua pranë aeroportit Pokhara dhe në të ndodheshin 72 persona.

Dyshohet se Khatiwada ka vdekur, por trupi i saj nuk është identifikuar. Trupi i kapitenit të fluturimit, Kamal KC, është identifikuar, sipas agjencisë së lajmeve. Përfaqësuesit e Yeti Airlines nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesës së Insider për koment. Familja e Khatiwada nuk mund të kontaktohej menjëherë.

Zëdhënësi konfirmoi për Reuters se burri i Khatiwada, Dipak Pokhrel, ndërroi jetë në vitin 2006 kur një aeroplan pasagjerësh Yeti Airlines u rrëzua në Jumla. “Ajo kryu shkollën e aviacionit me paratë që mori nga sigurimi pas vdekjes së burrit të saj,”-tha Bartaula për Reuters.

Khatiwada iu bashkua linjës ajrore në vitin 2010, katër vjet pasi burri i saj vdiq kur avioni me të cilin po fluturonte u rrëzua pak para uljes, sipas Reuters. Përpara rrëzimit të së dielës, 273 njerëz kishin humbur jetën në përplasjet ajrore në vend që nga viti 2000, sipas një raporti të Reuters.