Një këngë misterioze që duket se këndohet nga Justin Bieber për ish-mentorin e tij P.Diddy me tekstin “humba veten në një festë të Diddy-t”, është bërë virale, por a është e vërtetë, apo jo? Kënga duket se ka bërë xhiron e parë në TikTok gjatë muajit prill dhe së fundmi ka riqarkulluar pas akuzave të bujshme të reperit P.Diddy.
Diddy ishte ish-mentori i Justin Bieber, duke bërë që disa njerëz të mendojnë se kënga që përfshinte tekstin “humba veten në një festë të Diddy-t” kishte të bënte me përvojat e tij me reperin. Në tekst thuhet:
Humba veten në një festë të Diddy-t dhe nuk e dija se gjërat do të shkonin kështu. Rashë dakord për një Ferrari, por kushtoi më shtrenjtë se shpirti im, nuk ia vlente për pasurinë dhe famën. Të gjitha vajzat nuk ecin më njësoj, kështu ai nuk kërkon falje.
https://www.tiktok.com/@mediahousetv/video/7354892615831129390
Sidoqoftë, CBS News e analizoi këngën përmes mjeteve të shumta të Inteligjencës Artificiale si dhe duke folur me ekspertë të cilët e kanë konfirmuar se kënga është pothuajse me siguri tërësisht e krijuar nga Inteligjenca Artificiale. Stephen Stah, bashkëthemelues i AI-Spy tha për CBS se beson se dikush i shkroi tekstet dhe melodinë, më pas i vendosi në një faqe interneti të AI-s dhe përdori një klon të zërit të Justin Bieber për ta krijuar këngën. Pra, qetësohuni njerëz, Justin Bieber nuk paska kënduar vërtet për Diddy!
Këto ditë është e ditur se më shumë se 100 persona kanë bërë padi mbi artistin për abuzim seksual, ku mes tyre duket se gjendet një 9-vjeçar. Një avokat me bazë në Houston, Tony Buzbee, mbajti një konferencë shtypi ditën e djeshme duke shprehur se Combs ka abuzuar seksualisht me shumë të mitur. Ai hodhi akuza se një djalë 9-vjeçar ishte abuzuar seksualisht pasi kishte bërë audicion në studion “Bad Boy Records” në New York City.