Një burrë që dyshohet se i preu fytin një vogëlushi dhe i preu fytyrën një fëmije tjetër është paraqitur në gjykatë. Kulvinder Ram, 48-vjeç dyshohet se sulmoi fëmijët, dy dhe pesë vjeç, dhe një grua që u përpoq t’i mbronte ata në një shtëpi në Dagenham, në Londrën Lindore. Të tre viktimat u trajtuan në spital për plagët e marra me thikë, por fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ishte në rrezik për jetën.
Ram u ndihmua nga përkthyesi Punjabi në bankën e të akuzuarve në Gjykatën e Magjistraturës Barkingside ndërsa ai foli për të konfirmuar emrin dhe adresën e tij. Prokurorja Jeannel Evelyn Ambrose tha se sulmi kishte përfshirë ‘prerjen e fytit’ të djalit dy vjeçar. Ndërkohë vajza ka pësuar një prerje nga cepi i gojës deri në cepin e veshit. Gruaja ka pësuar lëndime në përpjekje për të mbrojtur dy fëmijët nga Rami.