Aktualitet Politikë

“Horizont i ri për PD”, Basha poston fotot nga Kuvendi Kombëtar

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka postuar në Instagram disa foto nga Kuvendi Kombëtar i PD, ndërsa thotë se dita e sotme ishte shumë emocionuese.

Sipas Bashës, dita e Kuvendit Kombëtar ishte plot shpresë për demokratët që hapën një horizont të ri për PD.

“Ditë emocionuese, plot shpresë për demokratët që hapën sot një horizont të ri për Partinë Demokratike dhe Shqipërinë duke zgjedhur të ardhmen”, shkruan Basha.

Në Kuvendin e PD u miratua rezoluta me 12 vendime të miratuara nga Këshilli Kombëtar. Rezoluta e konsideron Kuvendin e Sali Berishës një tubim dhe vendimet e marra prej tij si “nul”.

Duke theksuar se Berisha falsifikoi simbolet e PD, Këshilli Kombëtar shton se lëvizja “Berisha” dhe tubimi i  djeshëm si finalizim i saj janë një përpjekje për të deligjitimuar institucionet e Partisë Demokratike deri në shbërjen e saj si forca më properëndimore në vend, duke synuar shndërrimin e saj në një bunker për mbrojtjen e interesave personale të Sali Berishës përballë SHBA.