Meghan Markle impresionoi publikun me paraqitjen e saj ditën e djeshme pranë bashkëshortit, princit Harry në Holandë për Lojërat Invictus 2022. Meghan bëri përshtypje me pamjen e saj elegante, duke zgjedhur një kostum total të bardhë nga Valentino. Kombinimin ajo e plotësoi me një pallto të gjatë kamel, të cilën dukesha e Sussex-it e hoqi për një arsye shumë emocionuese.
Sipas autorit mbretëror, Omid Scobie, Meghan dhe Princi Harry u shoqëruan në stadium nga atletë nga Holanda dhe familjet e tyre. Mes tyre ishte një nënë që mbante në krah foshnjën e saj të porsalindur. Kur temperatura ra gjatë shëtitjes, Dukesha e Sussex-it i ofroi me dashamirësi pallton asaj nëne për të mbajtur ngrohtë fëmijën e saj.
Ndërkaq, së fundmi udhëtimi sekret i Princit Harry dhe Meghan Markle në Mbretërinë e Bashkuar i pa ata të takohen me Mbretëreshën dhe Princin Charles. Ishte hera e parë që Meghan ishte kthyer në vend që kur u largua nga familja mbretërore në fillim të vitit 2020 dhe dyshja që atëherë janë vendosur në Kaliforni me dy fëmijët e tyre.
Rikujtojmë, se Markle së fundmi ka ndarë një letër emocionuese të shkruar për një mik që ndërroi jetë papritur. Në letër, Dukesha e Sussex-it i bëri homazhe trashëgimisë së Oli Juste, një aktivist kafshësh që e prezantoi atë me një nismë bamirësie për kafshët. Meghan tha se më 15 janar miku i saj i dashur Oli ndërroi jetë tragjikisht dhe shumë papritur.
Për të gjithë ata që nuk e dinë, Dukesha e Sussex-it ka zbuluar podcast-in e saj të parë në Spotify, që është një podcast për stereotipat femërore, ku ajo dëshiron të investigojë se cilat janë ekzaktësisht arsyet që i mbajnë vajzat pas.