Honda Motor po tërheqë 1.2 milion automjete në SHBA për shkak të një problemi të mundshëm me imazhin e kamerës së pasme. Këtë ka njoftuar Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada (NHTSA). Tërheqja mbulon disa automjete të tipit Odisea 2018-2023, Pilot 2019-2022 dhe modeleve Passport 2019-2023. Për shkak të një lidhjeje të gabuar të kabllove koaksiale të komunikimit, imazhi i kamerës së pasme mund të mos shfaqet në ekran.
Honda ka zgjatur më parë garancinë për automjetet e prekura nga problemi në vitin 2021. Honda zakonisht tërheq vëmendjen me makinat e saj, por tashmë fokusi është tek aeroplani. Prodhuesi japonez prezantoi aeroplanin HondaJet Elite II në Konventën dhe Ekspozitën Evropiane të Aviacionit të Biznesit në Gjenevë të Zvicrës, për të cilin thotë se është më i shpejti në klasin e tij.
Aeroplani ka një trup të përbërë dhe një konfigurim të veçantë të vendosjes së motorit mbi krah. Ky model mundësohet nga dy motorë GE Honda HF120, secili gjeneron 930 kg shtytje. Një vit më parë rikujtojmë, se Sony dhe Honda Motor ranë dakord zyrtarisht për një sipërmarrje të përbashkët në pronësi të barabartë që do të fillojë shitjen e makinave elektrike në vitin 2025. Sipas medieve të huaja, Honda e cila është edhe rivali më i madh Toyota Motor, ka qenë më i ngadalshëm në kalimin e automjeteve elektrike (EV) se sa prodhuesit globalë të automjeteve dhe është nën presionin e investitorëve për të prodhuar makina pa karbon dhe të pajisura me teknologji më të re.