Sport

Holandë – Angli/ Çmimet e biletave në ‘stratosferë’, Dortmundi vishet portokalli! (VIDEO)

Holanda dhe Anglia do përballen sot në orën 21:00 në gjysmëfinalen e Euro 2024, teksa të dyja kombëtaret duan finalen e madhe të Berlinit më 14 korrik. Interesi për këtë duel ka qenë i lartë, teksa në tregun e zi biletat kapin shifrën më të ulët në 600 euro.

Sipas tabloidëve britanikë çmimi i biletës më të lirë për ndeshjen e Dortmundit ka kapur shifrën e 500 stërlina (592 euro). Fakti se Holanda është ekipi pritës do të ndikojë edhe në prezencën e tifozëve në fushë (pritet një raport 60-40) pasi “Tulipanët” do të kenë mundësi që të akomodohen në sekotorin, i cili njihet si “Muri i verdhë”.

Ndërkohë që festa në Dormtund ka nisur, me mediet që raportojnë se janë më shumë se 80 mijë tifozë të Holandës që kanë “ngjyrosur” portokalli rrugët e qytetit. Fituesi i këtij çifti do përballet në finale me Spanjën, që nga ana e vet eliminoi të martëN Francën duke e mundur 2-1.

https://twitter.com/Euro24Hub/status/1811021572934635959?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1811021572934635959%7Ctwgr%5Ef55405853cbe1c0e8f68ef71167e078e65785a5d%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fshqiptarja.com%2Flajm%2Feuro-2024-fluturojne-cmimet-bileta-me-e-lire-per-ndeshjen-holande-angli-kushton-600-euro-portokallinjte-pushtojne-dortmundin

https://twitter.com/MenInBlazers/status/1811035452784205959?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1811035452784205959%7Ctwgr%5Ef55405853cbe1c0e8f68ef71167e078e65785a5d%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fshqiptarja.com%2Flajm%2Feuro-2024-fluturojne-cmimet-bileta-me-e-lire-per-ndeshjen-holande-angli-kushton-600-euro-portokallinjte-pushtojne-dortmundin