Bota Botë e Çuditshme

Holanda i jep 29-vjeçares të drejtën e eutanazisë!

Një 28-vjeçare, fizikisht e shëndetshme, ka vendosur t’i japë fund jetës së saj nëpërmjet eutanazisë për shkak të betejave të saj me depresionin, autizmin dhe çrregullimin e personalitetit kufitar. Zoraya ter Beek, e cila jeton në një fshat të vogël në Holandë afër kufirit gjerman është e dashuruar me të dashurin e saj 40-vjeçar dhe jeton me dy mace.

Ter Beek, e cila dikur aspironte të bëhej psikiatre, është përballur me probleme të shëndetit mendor gjatë gjithë jetës së saj. Ajo tha se vendosi të eutanizohej pasi mjekët i thanë: “Nuk mund të bëjmë asgjë më shumë për ty. Nuk do të bëhet kurrë më mirë,”. “Unë kam qenë gjithmonë shumë e qartë se nëse nuk përmirësohem, nuk mund të vazhdoj,”-tha ter Beek.

29-vjeçares i është plotësuar kërkesa për “vdekje të asistuar” dhe pritet t’i japë fund jetës së saj në javët e ardhshme, duke nxitur debate në të gjithë Evropën mbi këtë çështje. Zoraya ter Beek mori miratimin përfundimtar për vdekjen e asistuar pas një procesi që zgjati tre vjet e gjysmë sipas një ligji të miratuar në Holandë në 2002.

Rasti i saj ka shkaktuar polemika pasi asistimi i vdekjes për njerëzit me sëmundje psikiatrike në Holandë mbetet i pazakontë, megjithëse shifrat janë në rritje. Në vitin 2010, u regjistruan dy raste që përfshinin vuajtje për shkak të problemeve psikiatrike; në vitin 2023, u regjistruan 138: 1.5% e 9068 vdekjeve nga eutanazia.

Një artikull për rastin e saj, i botuar në prill, u mor nga mediat ndërkombëtare, duke i shkaktuar të resë akoma më shumë stres. Ajo tha se ishte e kuptueshme që raste të tilla mund të shkaktojnë debate. “Njerëzit mendojnë se kur ke probleme me shëndetin mendor, nuk mund të mendosh drejt, gjë që është fyese,”-tha ajo për Guardian.

Unë e kuptoj frikën që kanë disa njerëz me aftësi të kufizuara për vdekjen e asistuar dhe shqetësimet për njerëzit që janë nën presion për të vdekur. Por në Holandë, ne e kemi këtë ligj për më shumë se 20 vjet. Ka rregulla vërtet strikte dhe është vërtet e sigurt.

Sipas ligjit holandez, për t’u kualifikuar për një vdekje të asistuar, një person duhet të përjetojë vuajtje të padurueshme pa asnjë perspektivë përmirësimi. Ata duhet të jenë plotësisht të informuar dhe kompetentë për të marrë një vendim të tillë. Më shumë njerëz po vendosin t’i japin fund jetës së tyre ndërsa vuajnë nga një sërë problemesh të tjera të shëndetit mendor si depresioni ose ankthi i përforcuar nga pasiguria ekonomike, ndryshimet klimatike, mediat sociale dhe çështje të tjera.