Një koleksionist nga Arabia Saudite hyri në Librin e Rekordeve Guinness falë hobit të tij të pazakontë. Ibrahim Al-Nasser lidhi deri në 444 tastiera video-lojërash në të njëjtin televizor. Koleksioni i tij përfshin pothuajse çdo tastierë që ai mund të merrte në dorë, nga Magnavox Odyssey e parë deri te PlayStation 5 Slim.
Duke qenë se është fizikisht e pamundur të lidhen 444 tastiera në një televizor, Al-Naser përdor ndërrues dhe siç tha ai, për të përcaktuar se cili kanal është në cilën tastierë, ai ka një tabelë të veçantë Excel. Sipas tij, ky projekt është “muzeu privat” i tij dhe është vetëm pjesë e një koleksioni më të gjerë të pajisjeve të video-lojërave, që përfshin gjithçka, nga tastuerat e lojërave deri te makinat arcade dhe më shumë.
Po ashtu, Al-Nasser zbuloi se cila tastierë nga ky koleksion gjigant është e preferuara e tij. Sipas tij, ai do të zgjidhte Sega Mega Drive.