Celebrities Gossip Showbiz

Hobi i përbashkët i Kate Middleton dhe Mbretit Charles!

Mbreti Charles dhe Kate Middleton janë më të ngjashëm nga sa mund të mendoni. Ata janë dhe dy anëtarët më të vëzhguar të familjes mbretërore dhe jo pa arsye, pasi të dy po përballen me sëmundje të rëndë. Mbreti Charles vazhdon aktualisht trajtimet, ndërsa Princesha e Uellsit sapo ka mbaruar terapitë. Por, përveç këtyre aspekteve, dy figurat ikonike të familjes mbretërore britanike ndajnë edhe një hobi; pasionin magjepsës për bletarinë. Mbreti Charles i njohur për dashurinë e madhe ndaj natyrës, gjithnjë ka promovuar praktika të qëndrueshme bujqësore dhe ka krijuar kopshte të reja publike.

Një shembull i kësaj është rezidenca e tij në Highgrove House. Gjithashtu edhe princesha e Uellsit në një vizitë në Muzeun e Historisë Natyrore në qershor 2021, solli një kavanoz me mjaltë që ajo bëri për fëmijët e pranishëm për ta shijuar. Një gjest që tregon se sa shumë kujdeset princesha për brezin e ri dhe sa e dhënë është ndaj botës natyrore.

Kate Middleton vazhdon të jetë e zemëruar me Meghan Markle dhe Princin Harry, pas intervistës së tyre të famshme me Oprah Winfrey, e cila dyshohet se ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në marrëdhëniet brenda familjes mbretërore. Sipas një burimi të brendshëm, Kate nuk ka ndryshuar mendjen për çiftin, duke theksuar se ata kurrë nuk kërkuan falje për akuzat që kishin bërë. Kate mendon se Harry dhe veçanërisht Meghan i kanë bërë mjaftueshëm dëme familjes mbretërore dhe do të bëjnë edhe më shumë nëse do të lejohen të kthehen. Situata është veçanërisht e vështirë për Princin William, pasi Harry është vëllai i tij.