Jerida Sakaj dhe Endriu Hysi, së bashku me Elios Shulin në studion e “Live From Tirana” kanë folur më shumë rreth vjedhjes dhe plagjiaturës në botën e muzikës. Disa nga këngët më ikonike në botën e muzikës dhe ato të skenës shqiptare, janë akuzuar shpesh si të kopjuara.
Cilët janë disa këngë që janë, ose mendohen, si të kopjuara?
Hiti i Shakirës, kënga e Botërorit 2010, është në fakt e huazuar, specifikisht tek refreni dhe harmonia e saj. Në një intervistë, ajo ka thënë se në të vërtetë, refreni i “Waka-Waka” është i kopjuar. Specifikisht, nga banda kameruniane Golden Sound e cila nuk ishte vetëm një hit në gjithë Afrikën, por edhe në Kolumbi. Titulli i saj është “Zangaléwa” dhe është krijuar në 1986. Ajo tha se e ka dëgjuar si fëmijë dhe melodia i ngeli në kokë. Nuk e di nëse ky grup e ka hedhur në gjyq. Refrenet janë gati të njëjta, por ndoshta ata nuk kanë guxim të kërkojnë të drejtën që u takon. Këtë do ta quaja plagjiaturë.