Kënga e titulluar “Puntería” nga artistka me famë botërore Shakira, është zgjedhur si kënga zyrtare për turneun e futbollit Copa América, i cili do të mbahet nga 20 qershori deri më 14 korrik në Shtetet e Bashkuara me 16 ekipe nga Conmebol dhe CONCACAF. Në një program të Univision vetë Shakira u shpreh se:
Është ngjarja më e rëndësishme e futbollit të vitit, sepse ne e dimë se kjo këngë do të jetë tingulli i verës për fansat në mbarë botën. Është fuqia e kulturës dhe muzikës sonë.
📺🏹 Shakira’s “Puntería” will be the official song of Televisa/Univision’s 2024 Copa America Coverage!
The tournament will kick off in Atlanta’s Mercedes-Benz Stadium on June 20th – and the final will be played on July 14th at Miami’s Hard Rock Stadium! ⚽️🏟️ pic.twitter.com/tH7KqPOQOT
— ShakiraMedia (@ShakiraMedia) May 14, 2024
Në këtë mënyrë, për të “sjellë” në jetë himnin e Copa América ajo ka zgjedhur që të risjellë bashkëpunimin e saj me reperen e njohur Cardi B. Kënga, e cila ishte një nga hitet e mëdha të Shakirës në albumin ‘Las Mujeres Ya No Lloran’, përfaqëson rikthimin e saj me botën e futbollit pas ndarjes me Gerard Piqué.
Vlen të theksohet gjithashtu se kjo është hera e tretë që Shakira sjell një këngë zyrtare për një kampionat të madh futbolli. Rikujtojmë se në vitin 2010, ‘Waka-Waka’ bëri një turne në të gjithë planetin si kënga e Kupës së Botës në Afrikën e Jugut dhe në vitin 2014 ‘La la’ u vendos si kënga zyrtare e Kupës së Botës në Brazil.