Celebrities Music

Hitet e tyre i kanë rezistuar kohës…ja si duken sot këta yje të muzikës në botë!

Në çdo kohë ekziston një stil muzikor që mbetet gjithmonë i pandryshuar. Këngëtarët e këtyre këngëve që janë khyer menjëherë në hite është e pamundur të mos i njohësh edhe pse vitet kanë kaluar.

Këngët e këtyre yjeve të muzikës në mbarë botën ishin të njohur për të gjithë ne gjatë periudhës së adoleshencës. Por hidhini një sy dhe shihini si duken ata në ditët e sotme. A kanë ndryshuar apo janë po të njëjtët?! Këtë gjykojeni vetë.

Nelly Furtado

Ne e kujtojmë Nelly-n për këngët e saj të njohura si “Promiscuous”, “Say It Right”, “Give It to Me” së bashku me Timbaland dhe Justin Timberlake. Pas këtyre hiteve, ajo publikoi 3 albume, të cilat, për fat të keq, nuk mund ta përsërisnin suksesin e saj të së kaluarës. Ajo vazhdon të shkruajë këngë dhe tani ajo është një artiste e pavarur.

50 Cent

“Candy Shop” dhe “In da Club” bënë që edhe njerëzit më dembelë të lëviznin në ritëm. Pavarësisht fatit të vështirë, 50 Cent arriti të bëhej një yll dhe të pushtonte miliona fansa. Por ai nuk u kufizua në muzikë. Ai ka marrë pjesë në filma të shumtë si aktor dhe producent. Ai është gjithashtu i përfshirë në biznes dhe investime.

Usher

Këngën e tij “Yeah” nuk ka njeri që nuk e di e nuk e kërcen. Ne gjithashtu e kujtojmë Usher-in atë për talentin e tij në kërcim, të cilin ai e shfaqte pa pushim në videot e tij. Albumi i tij i fundit u publikua në vitin 2018. Usher është i përfshirë në mënyrë aktive në biznes, zotëron disa restorante, bën edhe punë bamirësie.

The Pussycat Dolls

Nuk kemi gishta të mjaftueshëm për të numëruar të gjitha hitet e këtij grupi muzikor: “Buttons”, “Don’t Cha” dhe shumë të tjerë. 6 vajza na ndezën zemrat me këngët dhe kërcimet e tyre energjike. Por papritmas, në vitin 2010, ato u ndanë. U deshën 9 vjet derisa Pussycat Dolls të ribashkoheshin në 2019. Tani ata po nxjerrin këngë të reja dhe po bëhen gati për një turne botëror.

Akon

“Smack That” me Eminem ishte thjesht një “bombë”. Akon zuri vendet e para në top lista shumë herë dhe sot ai ende krijon muzikë. Ai gjithashtu ka një projekt të quajtur “AKONCITY” që synon ndërtimin e një qyteti në Senegal.

Kesha

Ajo na dha “Tik Tok” -in e parë dhe na bëri të kërcenim çmendurisht. Por karriera e saj nuk ka qenë aq e lehtë sa kjo këngë. Nga 2014 në 2016 ajo ishte duke paditur producentin e saj dhe iu nënshtrua rehabilitimit për buliminë. Përkundër të gjitha vështirësive të saj, ajo nuk hoqi dorë nga karriera e saj muzikore dhe publikoi një album të ri në vitin 2020.

Anastacia

Pak njerëz e dinë, por hitet e saj “Left Outside Alone” dhe “Sick and Tired” u shkruan pasi Anastacia mundi kancerin e gjirit. Sëmundja iu kthye asaj në vitin 2013. Por ajo arriti ta mposhtë për herë të dytë dhe vazhdoi të bënte muzikë. Në vitin 2017, ajo publikoi albumin e saj të fundit, dhe në vitin 2019 ajo mori pjesë në një muzikal.

Backstreet Boys

Njihuni me grupin e parë me djem, albumet e të cilit ishin në krye të top listave amerikane për 3 dekada. Bota dëgjoi “I Want It That Way” dhe “Backstreet’s Back”. Por mbi të gjitha, ne kujtojmë “Incomplete”. Grupi nuk ka në plan të ndalet dhe vazhdon të publikojë këngë të reja dhe të japë koncerte në të gjithë botën. Ekziston edhe një dokumentar për këta djem legjendar.