Për të gjithë ju që nuk e njihni, ai quhet Olsi Jazexhi dhe është një historian i cili herë pas here ftohet në emisione të ndryshme televizive. Gjithashtu merr pjesë në debate politike. Së fundmi, i ftuar pikërisht në një emision politik, ai bëri një deklaratë që po komentohet pa fund në rrjet e që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
Sipas Olsit, Nënë Tereza nuk ka qenë shqiptare, edhe pse ajo është deklaruar vetë e tillë. Ai tha se shenjtorja ishte projekt i Vatikani dhe CIA-s, e përdorur për të projektuar bamirësinë e njeriut të bardhë mbi popujt hindu e myslimanë.
Nënë Tereza nuk ka qenë shqiptare, por vllahe sipas Aurel Plasarit. Ka shumë libra në perëndim që tregojnë se ka qenë një projekt i Vatikanit dhe CIA-s për të projektuar bamirësinë e njeriut të bardhë mbi popujt hindu dhe ata myslimanë.
Më pas u ndal tek komentet politike dhe mbi mënyrën sesi qeveria jonë po e përballon pandeminë e COVID-19. Olsi e mbylli diskutimin e tij duke theksuar se detyra e një historiani është të tregojë se si ka qenë e vërteta. Po ju çfarë mendoni për këtë teori të tij rreth heroinës tonë?