Sot është 63-vjeçe dhe ka humbur tre fëmijë. Historia e aktores së njohur Lory Del Santo është tejet e trishtë, megjithatë pavarësisht tragjedive, ajo sërish e gjeti forcën për t’u ringritur. E para ishte humbja e djalit të saj me Eric Clapton, Conorit, i cili ra nga kati i 53-të i ndërtesës në Nju Jork kur ishte 5-vjeç. Ngjarja ndodhi në 20 mars të 1991-shit. Dadoja kishte harruar dritaren hapur.
“Fati përbëhet nga sekondat. Dy sekonda përpara dhe kjo nuk do të kishte ndodhur. Kush e di sa herë për dy sekonda nuk ndodhën gjëra të caktuara dhe unë mbeta gjallë. Unë vazhdoj të mendoj se fëmijët janë ende aty. Jam si e varrosur për së gjalli. Ndihem si të ma kenë hedhur dheun me lopatë dhe ndërkohë unë shikoj gjithçka”, thotë aktorja.
Në vitin 2018 vret veten djali i saj, Loren. Sipas Del Santos, ai vuante nga anhedonia, një sëmundje që e bën të pamundur të kënaqesh me aktivitete normale si ushqimi, të qenit në shoqërinë e të tjerëve etj. Ndërkohë, në vitet 90 kishte sjellë në jetë një tjetër djalë, por ai lindi para kohe. Jetoi vetëm dy javë dhe vdiq nga një infeksion.
E këto nuk ishin të vetmet fatkeqësi në jetën e saj. I ati gjithashtu i vdiq kur ishte vetëm 3-vjeçe e gjysmë. “Babai im në arkivol. I vetmi kujtim që kam për të. Nuk mund ta shpjegoja pse flinte në një shtrat që nuk ishte i tiji”, tha Del Santo, duke deklaruar se ato pak kujtime që ka kur ishte fëmijë, përveç atyre të babait, lidhen me nënën e saj.