Funerali i Matthew Perry u mbajt më 3 nëntor, në Forest Lawn Memorial Park. Miqtë dhe të afërmit ishin të pranishëm, përfshirë edhe 5 yjet e “Friends” dhe të gjithë u emocionuan kur dëgjuan këngën që u mbajt në ceremoni.
Ishte kënga e Peter Gabriel e vitit 1986 “Don’t Give Up”, me Kate Bush. Teksti kishte këto fjalë: “Mos u dorëzo, se ke miq. Mos u dorëzo, nuk je vetëm. Mos u dorëzo, nuk ka pse të kesh turp. Mos u dorëzo, na ke akoma”. Rikujtojmë, se në një nga intervistat e fundit para vdekjes së tij të parakohshme në moshën 54-vjeçare, aktori i ndjerë foli për këtë këngë të veçantë dhe pse e donte aq shumë. Ai u shpreh:
Dëgjoni këtë këngë kur të ktheheni në shtëpi, nga Peter Gabriel dhe Kate Bush. Nuk e di nëse keni dëgjuar për të, por është e mrekullueshme. Ata thonë ‘Mos u dorëzo’. Si mund të mos më pëlqejë kjo? Në videoklip, ata thjesht përqafohen me njëri-tjetrin dhe kamera rrotullohet derisa kënga përfundon. Ishte shumë bukur dhe më pëlqeu. Kur firmos librin tim, shkruaj gjithmonë “Mos u dorëzo”, sepse, po, nuk duhet të dorëzohesh.
Një fondacion është krijuar në emër të Matthew Perry me qëllim që të ndihmojë njerëzit që luftojnë me sëmundjen varësisë. Perry, i cili u identifikua me rolin e Chandler Bing në 10 sezonet (1994-2004) që transmetoi serialin “Friends”, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Los Angeles. Detajet mbi shkaqet e vdekjes së aktorit 54-vjeçar priten të zbardhen nga ekspertiza e Kërkimit të Qarkut në Los Angeles, pas përfundimit të autopsisë dhe analizave toksikologjike. Matthew ka vdekur një vit pas publikimit të librit të tij “Friends, Lovers, and the Big Terrible Thing”, në të cilin ai tregoi betejën e tij shumëvjeçare për t’u çliruar nga droga dhe alkooli.