Showbiz

Historia me ‘peshën’ e saj vazhdon! Bebe Rexha ka përgjigjen epike për ndjekësin

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha mesa duket do t’i duhet të ndeshet shpesh me ndjekësit të cilët i’a vënë në dukje peshën trupore. Pavarësisht se artistja është munduar të japë mesazhe të shumta në lidhje me mosparagjykimin, duket se ka akoma njerëz që vazhdojnë ta ngacmojnë atë në lidhje me këtë.

Së fundmi, këngëtarja nëpërmjet një instastory ka shpërndarë një kuiz ku çdokush kishte të drejtën t’i drejtonte asaj pyetjen e dëshiruar. Por një pyetje mesa duket nuk i ka pëlqyer aspak Bebes.

“Je shëndoshur.. Pse ke shtuar kaq shumë?”, e ka pyetur një ndjekës. “E para, nuk është puna jote. E dyta, është për të qeshur që këtë gjë po e thotë një burrë”, i është përgjigjur këngëtarja ndjekësit.

Më pas ajo ka treguar disa nga arsyet që e kanë çuar drejt shtimit në peshë. “Mendoj se është shumë e pasjellshme të komentosh për peshën e dikujt. Unë ha, e dua ushqimin, marr ilaçe për shëndetin tim dhe ato më bëjnë të shtojë peshë. Gjithmonë kam pasur probleme me peshën time dhe dashurinë ndaj vetes”, i është përgjigjur Rexha.

Po ju, a mendoni se në ditët e sotme dikush duhet të gjykohet nga pesha trupore?!