E ftuar në emisionin e sotëm të “S’e Kam me Ty” me Jonida Aliçkolli, Elios Shuli dhe Lei Kraja ka qenë Juxhina Sotiri Gjoni, drejtuese ekzekutive e Qendrës Rajonale për Sigurinë dhe Demokracinë Kombëtare. Gjithashtu, ajo është presidente për Shqipërinë e Këshillit të Atlantikut Verior (NATO).
Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior – NATO, feston sot 75 vjetorin e krijimit të saj dhe nuk kishte rast më të mirë për të folur për të gjithë eksperiencën e saj ndër vite.
Në 2009 unë u bëra pjesë e një konference në kuadër edhe të studimeve të mia dhe aty unë u njoha me Këshillin e Atlantikut të Veriut. Në fakt, ne sot festojmë edhe 75-vjetorin e NATO-s. Nga ’49 pas 5 viteve të aleancës krijohet edhe Këshilli i Atlantikut të Veriut që në fakt ishte një aleancë nga nismat e vetë NATO-s për të krijuar shoqërinë civile, e cila do të bënte diplomacinë publike ose në atë kohë propagandën në atë kohë kundrejt ish-Bashkimit Sovjetik. Dhe nga ’54 le të themi deri në 2020-2022, ku unë mbajta edhe rolin më të lartë të presidentes, unë isha vajza e dytë në historinë e organizatës pas një vajze që vinte nga Hollanda.
Ajo u shpreh se ka pasur fatin që të jetë e vetmja shqiptare që të jetë pjesë e bordit ndërkombëtar duke mbajtur pozicione si Zv. Presidente e Diplomacisë Publike për komunikimin dhe në 2020-2022 ka qenë dhe presidentja ndërkombëtare e Këshillit të Atlantikut. Përsa i përket pozicionit të grave në këtë organizatë, ajo u shpreh:
Idea e kauzës që ‘Unë vrapoj për një hero dhe heroi im është një grua’ nisi në fakt që përpara pandemisë. Është pak e trishtë, por mua më lindi si ide pas humbjes së zonjës që ishte pjesë e batalionit në prezencën e përparuar në Letoni. Kemi dy humbje aty. Një burrë dhe një grua. Kështu që aty më lindi idea që ‘Unë vrapoj për një hero dhe heroi im është një grua’. Ka shumë gra në prapavijë, të cilat nuk dalin në spotet e bukura, por që bëjnë një punë shumë të rëndësishme.