Botë e Çuditshme

Historia e pinguinit që noton çdo vit 8000 kilometra për të takuar peshkatarin që i shpëtoi jetën!

Një pinguin Magelanik noton 8000 kilometra çdo vit për t’u takuar me njeriun që i shpëtoi jetën. Joao Pereira de Souza, 71 vjeç, është një murator dhe peshkatar në pension, i cili jeton në një fshat jashtë Rio de Zhaneiros. Ai e gjeti pinguinin e vogël mes shkëmbinjve të një plazhi lokal në vitin 2011, të mbuluar me katran dhe duke ngordhur. Joao pastroi vajin nga pendët dhe e ushqeu me një dietë të përditshme me peshq. Pas një jave, ai u përpoq të lëshonte Dindimin, ky është emri që i vuri zogut, në det. Por zogu nuk kishte ndërmend ta linte.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by iO Donna (@iodonna_it)

“Ai qëndroi me mua për 11 muaj dhe më pas, menjëherë pasi ndryshoi pendët e tij me pupla të reja, ai u zhduk,-kujton Joao. Disa muaj më vonë, Dindim u kthye te peshkatari, e pa në një plazh dhe e ndoqi në shtëpi. Vitet e fundit, Dindim ka kaluar tetë muaj të vitit me Joao dhe mendohet se pjesën tjetër të kohës e kalon në brigjet e Argjentinës dhe Kilit.

“E dua pinguinin sikur të ishte djali im dhe besoj se edhe ai më do mua”-tha Joao për Globo TV.

Askush tjetër nuk lejohet ta prekë. Ai kap këdo që përpiqet, ndërsa më lejon ta mbaj në prehër dhe ta ushqej.

Shkencëtarët pak ditë më parë hetuan një shpërthim që ka rezultuar në ngordhjen e qindra pinguinëve në Antarktidë. Një ekspeditë e fundit shkencore, e kryer muajin e kaluar, zbuloi realitetin e zymtë të të paktën 532 pinguinëve që kishin ngordhur në ishullin Heroina, me vlerësime që sugjerojnë se numri mund të jetë në mijëra. Ky zbulim alarmues, i detajuar në një deklaratë për shtyp nga Universiteti Federativ i Australisë, ka ngritur frikën se virusi i gripit të shpendëve H5N1, i njohur për efektet e tij vdekjeprurëse, mund të jetë përgjegjës.