Fashion Lifestyle

Historia e çantave të famshme Dior…

Dior u krijua më 1946-ën në Paris, konkretisht në Avenue Montaigne. Një vit më vonë u bë debutimi i “look-ut të ri” të shtëpisë së famshme, duke bërë hapin e parë drejt historisë. I njohur si “Corelle”, linja e veshjeve prezantuar nga Dior bëri revolucion në modën e pas luftës. Deri në 1950-ën, Dior kishte krijuar gjithçka që lidhet me bukurinë. Duke nisur nga parfumi “Miss Dior” në nder të motrës së krijuesit, Christian Dior, e më tej në 1953-shin me linjën e këpucëve elegante.

Krijimi i kultit të krijimit të çantave Dior ka nisur pas 1957-ës, kur marka u mor në dorë nga Marc Bohan, pas vdekjes së papritur nga një atak në zemër i Monsieur Dior (Christian Dior). Në 1967-ën, Bohan krijoi dizajnin e famshëm të logos së Dior dhe në 1969-ën bota pa për herë të parë çantën e krijuar nga marka me këtë dizajn specifik. Por asnjë çantë Dior nuk do ishte bërë kaq ikonike nëse nuk do ishte për Lady Diana-n, e cila u quajt shpesh nga mediat si Miss Dior.

Shtëpia e modës madje e quajti një prej çantave “Lady Dior” në nder të Princeshës. ‘The Lady Dior’ u krijua krejt rastësisht. Në 1995-ën, Bernadette Chira, gruaja e presidentit të Francës, Jacques Chirac, i kërkoi shtëpisë së modës Dior që të krijonte një çantë si dhuratë nga ana e saj për Princeshë Dianën. Ata krijuan çantën e famshme me lëkurë të pastër, në formën e një kutie për t’iu përshtatur elegancës së Princeshë Diana-s.

Çantës ju shtuan edhe detajet në gold dhe kështu u krijua Lady Dior. Kur Diana u shfaq me të në disa takime zyrtare, gratë nga e gjithë bota e komentuan pafund dhe kompania prodhoi në vazhdimësi të tjera në përmasa dhe dizajne të ndryshme. The Saddle Bag u krijua më 1999-ën nga John Galliano si pjesë e koleksionit “Ready to wear”. Çanta u bë shumë e famshme menjëherë për shkak të formës së pazakontë dhe promovimit nga emra si Carrie Bradshaw dhe Paris Hilton dhe Nicole Richie.

The Book Tote u lançua në 2018-ën dhe u bë shumë e famshme sepse është çantë e përshtatshme për pushime. Promovimi erdhi në mënyrë të menjëhershëm nga personazhe të njohur dhe influencer apo blogger. Por a e dinit se zanafilla e kësaj çante ka qenë shumë e hershme?

Edhe pse u prodhua dekada më vonë, shtëpia e modës ka deklaruar se krijimi i saj u nxit nga një skeç i Bohan realizuar në 1967-ën. Sjellim në vëmendje se gjigantët francezë luksozë të modës u janë bashkuar firmave të tjera duke njoftuar se do të pezullojnë shitjet në Rusi në mes të luftës në Ukrainë. LVMH, Hermes, Kering dhe Chanel kanë vendosur të mbyllin përkohësisht dyqanet e tyre në Rusi.

Prodhuesi i çantave të shtrenjta Birkin Hermes dhe Cartier Richemont ishin ndër firmat e para që njoftuan se do të ndalonin biznesin në Rusi. LVMH, e cila zotëron marka të tilla si Christian Dior, Givenchy dhe Bulgari ndër të tjera, do të mbyllë 124 butikët e saj në vend nga e nesërmja.