Dy ish-futbollistët Fabricio Maielo dhe Xhianfranko Zola janë takuar sërish pas 30 vitesh. Historia e tyre është paksa e veçantë pasi në vitin 1994, Maielo së bashku me një bandë kriminale i drejtuan Zolës armën nga pas në një pikë karburanti në përpjekje për të rrëmbyer lojtarin. Një akt që vetë Zola e pengoi duke pyetur sulmuesit se si ishin dhe duke i qetësuar derisa Maielo dhe njerëzit e tij ndryshuan mendje për kryerjen e veprimit kriminal. Pas 30 vitesh, të dy ishin të pranishëm në ndeshjen e Seria A, Kaljari-Bolonja. Në fund të sfidës, ata u përqafuan me njëri-tjetrin dhe Maielo shpërtheu në lot teksa pas kaq vitesh i kërkoi edhe falje.
Ndërkohë rikujtojmë se së fundmi, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Ekuador! Jair Lemos, një lojtar 23-vjeçar, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e ekipit të Barcelona de Guajaquil, u vra në orët e para të mëngjesit. Dy persona me motoçikletë e kanë qëlluar atë në qendër dhe deri më tani nuk ka asnjë informacion për motivin e vrasjes. Por kjo nuk është vrasja e parë që futbolli ekuadorian ka përjetuar ditët e fundit, pasi të dielën e kaluar Fabian Villamar, ish-presidenti i klubit Fuerza Amarilla, përjetoi diçka të ngjashme kur hyri në një kishë ungjillore. Ndërkohë në nëntor, dy tifozë të Emelec u vranë në orët para ndeshjes kundër Barcelonës në Guayaquil.