Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Në një moment gjatë ditës së sotme Romeo teksa qëndronte shtrirë dhe i përqafuar me Heidin, e ka vendosur banoren në siklet. Romeo i thotë Heidit të heqë duart duke nënkuptuar se po e prekte në zona intime e më pas u kthye se ishte një shaka.
Romeo: Ça po bën moj, hiqi duart
Heidi: O idiot
Romeo: Se bëj shaka, bëj shaka
Heidi: Ua, lash nam mes gjithë botës për fajin tënd
Romeo: Ti e di që ishte shaka
Heidi: Ça idioti, do ta bëj edhe unë
Romeo: Unë jam këtu, unë jam direkt këtu shpirt, bëj këtë lëvizjen këtu
Heidi: Edhe?
Romeo: Edhe ruaj qetësinë
Heidi: Je komplet idiot
Romeo: Po bëj shaka njerëz
View this post on Instagram
Teksa banorët qëndronin jashtë në oborr, Vëllai i Madh u ka vendosur muzikë dhe ata kanë nisur që të kërcejnë. Por në një moment Graciano shkon pranë vajzave dhe merr në krah Françeska, të cilën e hedh në pishinë. Të njëjtin veprim bën edhe Çimi, i cili zgjodhi Erjolën për t’a hedhur në pishinë. Edhe pse Erjola bërtiste ‘jo’ që ai mos t’a bënte atë veprim, Çimi e hodhi në pishinë. Ky gjest nuk i ka pëlqyer moderatores së njohur, pasi teksa banori e tërhiqte drejt pishinës, asaj i dolën pjesët intime.