Bota Botë e Çuditshme

Hipi në avion dy herë pa biletë, pasagjeri bën për “ujë të ftohtë” policinë!

Në aeroportin e Mynihut, një pasagjer 39-vjeçar arriti të hipte në aeroplan pa biletë, dy herë në dy ditë me radhë. Herën e dytë ai madje fluturoi deri në Stokholm. Pasagjeri është një norvegjez që i pëlqen thjesht të udhëtojë falas. Kështu, më 4 gusht ai hyri fshehurazi përmes kontrollit të biletave në Terminalin 2. Atje, pasagjerët zakonisht duhet të skanojnë kartën e tyre të imbarkimit për të kaluar zonën e sigurisë.

Por pasagjeri ka thyer këto rregulla dhe mendohet se ai ia ka dalë duke i qëndruar aq afër një tjetër udhëtari sa që të dy kanë kaluar së bashku kontrollin automatik të biletave. Për shkak se nuk ia kërkuan kartën e imbarkimit në siguri, ai e kaloi pa problem.

Ai madje ishte në gjendje të kalonte fshehurazi pranë stafit të linjës ajrore dhe të hipte në aeroplan. Mashtrimi u vu re vetëm sepse fluturimi ishte plotësisht i rezervuar dhe norvegjezi nuk kishte vend. Më pas ai është dorëzuar në polici dhe është denoncuar.

Një ditë më vonë, 39-vjeçari u përpoq përsëri dhe ishte i suksesshëm. Duke ndjekur të njëjtin model, ai arriti në Stokholm në bordin e avionit të Lufthansa-s (LH 2418) dhe u ngrit në orën 14:55.

Në kryeqytetin suedez, norvegjezi tërhoqi vëmendjen e ekuipazhit vetëm sepse donte të kthehej direkt në Mynih. Në Stokholm ai u dorëzua në polici. Ajo gjeti gjithashtu një thikë me një teh dhjetë centimetra të gjatë.

Andreas Roßkopf, kreu i sindikatës së policisë federale duke komentuar rastin tha se kurrë nuk e ka përjetuar këtë në karrierën e tij të shërbimit civil. Aeroporti i Mynihut i cili është përgjegjës për sigurinë me filialin e tij “FMsicherheit Flughafen München Sicherheit GmbH” tha se do të duhet pak kohë për të sqaruar çështjen.