Celebrities Gossip Showbiz

Himni i verës së kaluar kap shifrën ‘e çmendur’ të klikimeve!

“Dale”, bashkëpunimi nga tre artistët më në zë të momentit, Kida, Ledri dhe Butrinti padyshim mund të cilësohet si “himni i verës” së kaluar. Kënga mbizotëroi kudo në club-et dhe festat verore. E teksa jemi në fillim të sezonit veror ku presim shumë këngë dhe bashkëpunime nëse ‘hedhim sytë’ nga ‘Dale’ tanimë numërohen plot 100 milion klikime, një shifër shumë e madhe, megjithatë e pritshme nga një treshe e tillë.

Këtë e kanë bërë me dije vetë këngëtarët, teksa me anë të Instastory-ve na kanë vërtetuar se bashkëpunimi mes tyre me të vërtetë ‘mban kurorën’ e verës 2021.

E ndërkohë të tre artistë na kanë paralajmëruar se do të sjellin projekte të reja këtë fillim sezoni.

Vetëm para disa ditësh në Instastory Butrinti ka postuar disa foto të animuara me të cilat na ka berë të gjithë kureshtarë. Artisti nuk ka zgjedhur të na japë një koment lidhur me to dhe ne na shkoi në mendje mos ndoshta këto postime kishin të bëjnë me një projekt të ri të Butrintit dhe ai po na paralajmëronte për këtë.

E kështu rezultoi! Pak ditë më parë artisti na tregoi se do të publikojë këngën e tij më të re të cilën sapo e ka përfunduar, por ende nuk e dimë nëse do të jetë solo apo bashkëpunim.

Nga ana tjetër, Kida na lajmëroi se së shpejti do të vijë me një projekt të ri muzikor. Kënga e re do të jetë një bashkëpunim me Ledrin. Të dy artistët kanë postuar ne rrjetet e tyre sociale foto dhe video nga xhirimet e këngës së tyre të re. Ata i kanë vendosur njëri tjetrit një epitet artistik “Tokyo dhe Jordan” dhe na kanë treguan se titulli i këngës është “TDU”.